Showbiz

"Bëra gjithçka që ai të mos ikte", Jul Deda zbulon çfarë i tha babai, Zef Deda para se të mbyllte sytë

Shkruar nga Liberale

"Bëra gjithçka që ai të mos ikte", Jul Deda

Aktori i humorit Jul Deda ka rrëfyer sot momentet e fundit të jetës së babait të tij, Zef Deda i cili u nda nga jeta pak javë më parë.

Gjatë një bisede me banorët e shtëpisë së "Big Brother Vip", aktori tregon edhe fjalët e fundit që i ka thënë i ati para se të mbyllte sytë:

“Më jepni pak frymë”, tregon Juli t'i ketë thënë babai në momentet e fundit.

“Nuk ishte çfarë të bënte me, sepse ai nuk donte të vinte edhe në Tiranë, sepse thoshte aty të mbysin. I thashë nuk të coj aty. Ndenjti në shtëpi 9 ditë, 4 ditët e fundit me 40 temperaturë. E kam marrë me zor e ka sjellë me ambulancë në një spital privat. Ka ardhur i mbaruar, pa pikë shpresë.

Kam bërë gjithçka që ai të mos ikte. Kësaj gjë nuk kisha cfarë ti bëja sepse ishte kancer, i doli një kancer në stomak. Ne e kemi zbuluar para një viti, kur e zbuluam ne 3-4 muaj. E cuva në Turqi. Vetëm pozitivi teti i vet e ka mbajtur, sepse degradoi shpejt. Nuk pranoi të bëjë kimiot. Vjen një moment, kur dy muajt e fundit e sheh dhe nuk ke çfarë ti bësh më. Vetëm me qetësuese. Nuk ia dolëm dot, s’kemi çfarë të bëjmë.

Qenka shumë e vështirë të shikosh prindin dhe nuk ke cfarë ti bësh më. Derisa tha ditën e parafundit, mua dhe Marjos na tha: A po më jepni pak frymë? Sepse nuk merrte dot fryme, merret njëherë në 20 sekonda. I thashë “po ca të bëjmë mo babi, hape gojën dhe të të jap unë”. Se e tha edhe një batutë para se të ikte, më tha “me më fry në bythë më nder më bën”, ka rrëfyer Julian Deda banorëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH