Showbiz

Me Lamborghini dhe me shpejtësi në mes të Tiranës, Don Xhoni gjobitet rëndë nga policia

Shkruar nga Liberale

Me Lamborghini dhe me shpejtësi në mes të Tiranës, Don Xhoni

Reperi i njohur Don Xhoni, me emrin e vërtetë Xhonatan Isufi, është kapur dhe gjobitur për shkelje të rregullave të trafikut në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur pasi artisti me origjinë nga Kosova u zbulua nga autoritetet duke zhvilluar gara shpejtësie me një automjet luksoz në rrugët e Tiranës.

Sipas burimeve të medieve lokale, Don Xhoni është dënuar me një gjobë prej 40 mijë lekë të reja.

Me Lamborghini dhe me shpejtësi në mes të Tiranës, Don Xhoni

Me Lamborghini dhe me shpejtësi në mes të Tiranës, Don Xhoni

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e opinionit pasi reperi ishte në timonin e një Lamborghini ngjyrë portokalli, një mjet që shquhet për performancën e lartë dhe çmimin e saj të konsiderueshëm.

Vetë artisti ka konfirmuar indirekt ndodhinë duke postuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet duke drejtuar të njëjtin automjet.


Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH