Këngëtarja e mirënjohur Mira Konçi ka prezantuar vajzën e saj, nga pushimet që po kalon këto ditë.
Shumë nga të njohurit dhe fansat e kanë komplimentuar, disa duke mos parë asnjë ndryshim mes tyre. Mira ka zgjedhur Antalian në Turqi, për pushimet e fundit, ndërkohë që jeton prej kohësh në SHBA.
Kujtojmë se Mira Konçi, një ndër këngëtaret më të mira në fillimet e viteve ‘90, pas largimit në SHBA u divorcua nga kompozitori i njohur, Shpëtim Saraçi. Shpëtim Saraçi pas divorcit vendosi të kthehej në Shqipëri.