Showbiz

"Bekimin e Zotit e paç jastek të ëndrrave bir”, si rrallë herë, Besi publikon foto me djalin

Shkruar nga Liberale
"Bekimin e Zotit e paç jastek të ëndrrave bir”, si

Amen, djali i Xhensila Myrtezajit dhe Bes Kallakut, ka bërë dje 6 muaj.

Pas postimeve të shumta dhe urimevë të Xhensilës, edhe Bes Kallaku ka publikuar një foto të rrallë me të birin, duke shkruar:

“Ameni sot 6-muajsh. Bekimin e Zotit e paç jastek të ëndrrave bir”.

Kujtojmë se Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaji i kanë dhënë fund martesës së tyre, 7 vite pas dasmës dhe më shumë vite histori dashurie, duke bërë bujë me divorcin e tyre.

Pak ditë më parë në Vizioni i Pasditës, Besi u shpreh se lidhja me Ajkën është më e ngushtë, pasi djali është i vogël dhe takimet me të janë më të rralla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH