Showbiz

Befason ish-konkurrenti i “Përputhen”: E dashura më tradhëtoi me Noizyn, e kam me video

Shkruar nga Liberale

Befason ish-konkurrenti i “Përputhen”: E dashura më

Gerti Gjici ishte një nga konkurentët e “Përputhen” i ftuar këtë javë ne emisionin e “Ora News” ku tregoi detaje për ndarjen nga Saide Buzi. Këtë të fundit, ai e njohu në emisionin e dashurisë, por së fundmi ata nuk janë më bashkë.

Gjici nuk hezitoi të tregonte se Saidja e kishte tradhëtuar me këngëtarin e njohur, Noizy. Në panelin e këtij televizioni ai u shpreh:

Gerti: “Unë e kam të vërtetuar me një video. Ditën që u ndava në mëngjes, i mora telefonin dhe ishte duke folur me një person që kishte lidhje me Noizyn. Në momentin që unë e lexova, normal Saidja e mori telefonin direkt dhe unë si lexova dot të gjitha. Lexova: “Si u ndjeve për atë që bëre”. Dhe ajo i tha: “Absolutisht mirë”.

Unë doja të shikoja sipër se për çfarë kishte lidhje, se normal ishte emri i Noizy-t. Ajo më mori telefonin. Ajo më thonte ‘jo nuk është asnjë’. Më jep telefonin i thoja. Jo nuk ta jap telefonin më tha.

Këto janë tek video dhe e kam akoma save, e kam këtu. Ajo më thoshte nuk është asnjë, çfarë rëndësie ka për ty se kush është personi më thoshte. Pas kësaj i thash kthehu në Shqipëri, unë nuk pranoj dot të rri me ty. Tradhëtinë nuk e pranoj dot”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH