Showbiz

Bashkëpunimi muzikor i Dhurata Dorës me reperin e njohur arrin suksesin e parë!

Shkruar nga Liberale

Bashkëpunimi muzikor i Dhurata Dorës me reperin e njohur arrin

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell.

Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Dhurata dhe reperi i njohur, Don Xhon kanë befasuar fansat, pasi postuan një video së bashku duke treguar pak nga kënga e tyre e re. Bashkëpunimi i tyre titullohet “Lej” dhe është publikuar ditën e djeshme. Edhe pse ishte hera e parë që të dy artistët bashkëpunuar duket se u prit shumë mirë nga publiku, pasu vetëm pa kaluar 1 ditë këngai kaloi 1 milion klikime në YouTube.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH