Showbiz

Banorja e Big Brother Vip habit me deklaratën: Mund të bëhem çift dhe me ndonjë vajzë se ngelët meshkuj, meshkuj...

Shkruar nga Liberale

Banorja e Big Brother Vip habit me deklaratën: Mund të bëhem

Rike Roçi i ka habitur banorët me deklaratën e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

Teksa po bisedonte me banorët e tjerë, Rikja me shaka tha se mund të bëhej çift edhe me ndonjë vajzë brenda shtëpisë, pasi Dea tha se publiku pëlqen çiftet.

Deklarata u prit me të qeshur nga banoret e tjera, Vesa, Arta dhe Dea, të cilët treguan se janë pëlqyer nga një gjini e njëjtë.

“Më kanë thënë duhet të jesh shumë femër e fortë me të dasht dy gjinitë”, tha Vesa.

Ndërkohë Fatjoni e pyeti se për cilën vajzë ka simpati, ndërsa me nota humori, Arta tha se për Riken e kishte bërë një përjashtim.

Pjesë nga biseda: 

Arta: E kam kuptuar që gjuha jote e dashurisë është përqafimi.

Rikja: Kjo mund t keqkuptohet jashtë, kjo përqafon të gjithë.

Dea: Njerëzit vdesin të shikojnë të shohin çifte në ekran.

Rikja: Unë mund të bëhem çift edhe më një gocë, se të gjithë mendojnë meshkuj meshkuj..

Heidi: Ai u mërzi o zemra se ka një shans më pak (për Fatjonin).

Fatjoni: O Rike, kë ke qejf nga gocat, kush të përshtatet?

Dea: Rikja do ndonjë gocë trime fare.

Vesa: Edhe mua më ka ndodhur më më dasht dy gjinitë.

Fatjon: Të gjithëve i ka ndodhur.

Vesa: Më kanë thënë duhet të jesh shumë femër e fortë me të dasht dy gjinitë.

Arta: Për Riken unë e bëj një përjashtim.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH