Showbiz

Banorja e "BBVK" sheh videon që trazoi rrjetin, ja reagimi i saj

Shkruar nga Liberale

Banorja e "BBVK" sheh videon që trazoi rrjetin, ja reagimi i saj

Në edicionin tanishëm të Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi u përball me një situatë të papritur.

Ajo u pyet nëse dëshironte të shihte një video që kishte bërë xhiron e rrjetit, dhe nëse e pranonte, do t’i zbritej çmimi i madh i 5 mijë eurove, duke e lënë atë me një çmim total prej 165 mijë eurosh.

Lela pranoi dhe videoja u shfaq, ku ajo dukej në kolltuk duke hapur këmbët. Ky veprim shkaktoi shumë reagime në rrjet, përfshirë një koment të opinionistit Milaim Zeka që thoshte “Hapet televotimi”, si dhe reagimin e opinionistes tjetër, Olta Gixhari.

Lela reagoi ashpër, duke thënë se qëndron si të dojë në shtëpi dhe kritikoi komentet që i konsideroi të pavend.

"Qëndroj si të dua në shtëpi. Shumë koment palidhje", tha ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH