Showbiz

Banorja e "BBV" rrëfen pengun për të bijën: I kërkoj falje vajzës time, i trazova fëmijërinë!

Shkruar nga Liberale

Banorja e "BBV" rrëfen pengun për të bijën: I

Aktorja e njohur, Julia Ilirjani në kuadër të ditës së gruas, i ka kërkuar falje vajzës së saj, duke u shprehur i ka trazuar fëmijërinë me vendimet e saj.

Teksa banorët e BBV, ishin mbledhur rreth një zjarri në oborrin e shtëpisë dhe iu dha mundësia për të dhënë mesazhe për vajzat, nënat, mikeshat apo të afërmet e tyre, aktorja zgjodhi të bijën duke theksuar se marrë vendime që mund të jenë dukur egoiste, por shtoi se do i shërbejnë asaj për të ardhmen.

“Për bijën time. Do i doja t’i kërkoja një falje të madhe sepse jam kam trazuar fëmijërinë e saj. Kam marrë vendime që mund të jenë dukur egoiste por asnjëherë nuk i kam bërë për vete.

Kam menduar që ato vendime që mund t’i kenë prishur atë rehatinë, atë qetësinë, atë dukjen e bukur të saj për moshën që ka patur. Kanë qenë vendime që do i shërbejnë asaj për të ardhmen të saj. Unë shpresoj që të kem bërë zgjedhjet e duhur”, u shpreh aktorja.

Julia Ilirjani është nënë e një vajze, Renne, e cila është kthyer në një personazh të njohur në Tik Tok.

Fillimisht u përfol se do të ishte Renne, që do të bëhej pjesë e Big Brother Vip, por në fakt ishte vetë aktorja që u bë pjesë e garës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH