Showbiz

Arturi nuk e ka merituar kurrë titullin baba! Sara Gjordeni flet për të atin e ndjerë

Shkruar nga Liberale

Arturi nuk e ka merituar kurrë titullin baba! Sara Gjordeni flet për

Sara Gjordeni ka rrëfyer edhe njëherë për historinë e saj me babain, e ftuar në “Cheery On Top”, për të cilin pretendoi se e ka kontaktuar disa herë por ka refuzuar t’i flasë! Siç tregon ajo përballja e saj me të atin pas shumë kohësh ka qenë përmes deklaratve skandaloze që ai ka bërë në një portal, veprim të cilin e konsideron të ulët për një prind.

Bora: Nëse do ta dije që e gjithë historia do të shkonte kështu dhe do t’i jepje në një portal, ti do ta bëje sërish këtë rrëfim tëndin?

Sara: Sigurisht, dua të bëj një parantezë unë mendoj që titulli baba, duhet merituar në jetë dhe janë shumë burra shqiptarë atje jashtë që pavarësisht mundësive që kanë apo nuk kanë janë prezentë në jetën e fëmijëve të tyre.

Unë kam dashur t’i referohem vetëm me emër sepse titullin, zot na fal, nuk e ka merituar kurrë. Arturi për mua ka qenë thjesht si çdo person tjetër i largët. Sepse Arturi 27 vjet nuk ka qenë asnjë ditë pranë meje.

Publiku donte t’i drejtohesha atij me një respekt, por si mund t’i drejtohem një personi me superlativa kur ma ka nxirë jetën qëkur kam qenë fëmijë, po unë nuk e mbaj mend, vetëm ato që më kanë thënë punonjësit e institucioneve.

Ai nuk doli as me kundër deklaratë për të gjitha ato që tha. I vërtetoi publikut shqiptar atë që unë rrëfeva, një baba, të cilin e kam kontaktuar para intervistës, nuk ma ka hapur telefonin.

Një baba nuk do të do zgjidhte një portal për të bërë kontaktin e tij të parë në jetë me mua. Unë kam mësuar për tim nga ajo intervistë.

Bora: Si e more vesh lajmin që babai ndërroi jetë, nga ndonjë familjar apo nga portalet?

Sara: Ai nuk dha një provë, vetëm ofendoi, mua dhe nënën time
Bora; Kjo dukej si një serial që vazhdonte e vazhdonte. Reagimi I tij, deklaratat e tua, e dukej sikur vazhdoi me lajmin që ka ndërruar jetë. Mund ta ndash me ne sesi e more vesh këtë lajm.
Sara: Unë kam qenë në një zyrë në atë moment, jashtë po më priste Bardhi. Isha me dokumenta të në dorë, Bardhi më merr dhe më thotë hajde futemi pak në makinë se dua të të tregoj diçka. Futemi në makinë dhe një ndër autoret e Big Brother, që sigurisht ia kanë çuar persona të tjerë, se dihej…

Më thotë dua të bëhesh e fortë, se e di që nuk është e mirë, po e di që do e përballosh. Ma ktheu telefonin dhe ishte lajmërimi i vdekjes, nuk kam folur rreth 8 orë. Ishin ndjesi shumë të përziera në fakt, sepse unë e kam bërë publike këtë gjë, se unë nga shtatori i 2023 deri në 15 mars 2024 jam përpjekur non stop të kontaktoj me të dhe ai nuk ma ka hapur telefonin asnjëherë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH