Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja është arrestuar nga policia.
Veleshnja dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet dikujt dhe më pas e ka shitur. Po ashtu mësohet se Veleshnja është vënë në pranga nga Policia e Durrësit.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur", konfirmon Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.