Showbiz

Arjola Demiri shpreh pakënaqësinë e saj për këtë opinionist të BBV: “Nuk më ka pëlqyer fare…”

Shkruar nga Liberale

Arjola Demiri shpreh pakënaqësinë e saj për këtë

E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë aktorja e njohur Arjola Demiri. Ajo ka hedhur një vështrim pas në kohë mbi eksperiencën e saj si banore në “Big Brother VIP 1”, miqësitë që krijoi brenda shtëpisë, ata që e zhgënjyen, por dhe shumë më tepër…

A ka patur krisje në marrëdhënien tënde me miqtë që njihje nga jashtë shtëpisë?

Ka patur, por nuk dua t’i jap vëmendje duke i përmendur. Kam ndjerë një xhelozi nga ata. Me njerëz që ke ngrënë e ke pirë, e aty brenda përfitojnë nga emri yt… Më kanë shfrytëzuar. I kam përkrahur për artistët që kanë qenë dhe më kanë zhgënjyer aty brenda. Unë i lë të abuzojnë deri në pikën e fundit, pastaj tërhiqem. Largohem pa shumë drama, sepse e di ku të çojnë ato. I duroj deri në një farë pike.

Po lidhur me opinionistët, që në “Big Brother VIP 1” kanë qenë Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku. A ndikoheni nga fjalët e tyre? Si të janë dukur ata?

Arbri më ka ardhur i drejtë, ka pasur dhe nënmesazhe që unë nuk kam ditur t’i lexoj, por që kanë qenë në favorin tim. Balinën nuk e dija që kishte një të preferuar, ka pasur ndasi haptazi. Opionionet e saj kanë qenë pavend. Nuk më ka pëlqyer fare Balina. Arbri ka qenë i drejtpërdrejtë dhe korrekt. Ndoshta ka pasur të preferuarin e tij, por nuk është kuptuar kurrë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH