Showbiz

Arian Çani tregon për herë të parë çfarë i thotë bashkëshortja kur puth të ftuarat

Shkruar nga Liberale

Arian Çani tregon për herë të parë çfarë

Gazetari i njohur dhe drejtuesi i emisionit Zonë e Lirë,  Arian Çani ka ndarë një detaj interesant nga jeta e tij personale, duke iu përgjigjur një pyetjeje që shpesh ka ngacmuar kuriozitetin e publikut.

I ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, Çani u pyet për reagimin e bashkëshortes së tij ndaj puthjeve të shpeshta me të ftuarat në emisionin “Zonë e Lirë”. Përgjigja e tij, si gjithmonë, ishte befasuese dhe plot humor.

“Kënaqej shumë! Pufi kënaqet shumë me këto gjëra, sepse Pufi mua kështu më ka njohur. Më ka njohur kur punoja në radio, në vitin 1997. Pufi e dinte me kë kishte të bënte,” tha Çani.

Emisioni “Zonë e Lirë” është bërë i njohur për stilin unik dhe pa komplekse të Çanit, ku puthjet me të ftuarat janë kthyer në një element të zakonshëm të spektaklit. Bashkëshortja e tij, me të cilën Çani ka një lidhje të gjatë, duket se i mbështet “çmenduritë” e gazetarit, duke i shtuar një notë humori gjithë situatës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH