Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Arben Derhemi, ka rihapur debatin e vjetër me Ermal Mamaqin.
Gjatë një intervistë të fundit për emisionin “Piranjat,” aktori foli për detaje nga filmi “Njerëz dhe fate 2” dhe ndau histori nga jeta e tij personale.
Derhemi dha mendimin e tij për disa figura të njohura të kinematografisë shqiptare. Për Albano Bogdon, ai tha se ishte një “aktor shumë i këndshëm,” ndërsa Drilon Hoxhën e cilësoi “djalë i mirë.”
Ndërsa kur u pyet për Ermal Mamaqin, Derhemi zgjodhi të mos komentojë, duke thënë: “Kush është ky? Çfarë është ky? Aktor”?
Derhemi dhe Mamaqi kanë pasur përplasje të herëpashershme. Derhemi e ka cilësuar Mamaqin si një “pseudohumorist”, që është futur në industrinë e filmit pa respektuar figurat e artit të vërtetë.
Ndërkohë Ermal Mamaqi, më herët ka thënë se filmat e tij janë pëlqyer shumë nga publiku dhe se suksesin e ka të provuar.