Ish-prezantuesja e Big Brother, Arbana Osmani, ka zbuluar diçka nga projekti i ri televiziv.
Ajo është shfaqur duke parë “Love is Blind” në Netflix, nga ku mund të na ketë dhënë një detaj për emisionin e ri ku mund ta shohim, ose bazuar nga reagimet e ndjekësve, mund ta çojë më tej idenë e sjelljes së “Love is Blind” në Shqipëri.
Ky emision është i ngjashëm me “Love Island”, i moderuar nga Luana Vjollca, ndaj duke parë suksesin e tij, ndoshta Arbana po mendon të sjellë një format të ngjashëm.
Rikujtojmë se në një intervistë për “T7”, Arbana u shpreh se do të rikthehet në ekran: “Në sezonin e ri, edhe unë do të jem në ekran”, tha ajo e buzëqeshur.