Showbiz

Arbana Osmani ndan momentet më të ëmbla me Eduartin, çifti festojnë ditëlindjen në një datë (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

Arbana Osmani ndan momentet më të ëmbla me Eduartin, çifti

Prezantuesja e njohur Arbana Osmani, ditën e sotme feston ditëlindjen dhe mbush 41 vjeç.

Po në të njëjtën ka ditëlindjen edhe bashkëshorti i saj, Eduart Grishaj, i cili mbush plot 35 vite.

Çifti janë së bashku prej disa vitesh dhe tashmë kanë edhe dy fëmijë, djalin, Diellin dhe vajzën Zoi.

Ka qenë Arbana ndërkohë që ka uruar partnerin për ditëlindje në një postim të shpërndarë në Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen për shpirtin tim binjak, i cili është edhe shoku im më i mirë, një baba i kujdesshëm, një partner besnik, një regjisor i talentuar dhe një këngëtar, balerin dhe futbollist i madh:)  Çfarë bekimi je; Jam shumë me fat që ndaj ditëlindjet tona dhe këtë udhëtim të madh të quajtur jetë, me ju. Të dua”, shkruan ajo në videon e postuar me momentet e tyre më të bukura në udhëtime, si çift.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH