Showbiz

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj së shpejti do t'i shohim në një Tv tjetër?

Shkruar nga Liberale

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj së shpejti do t'i shohim në

Arbana Osmani sivjet nuk është më pjesë e Big Brother, por mesa duket nuk do të jetë më as në Top Channel.

Moderatorja ka premtuar se do të ketë një rikthimin në ekran, por nuk ka dhënë detaje se për çfarë programi bëhet fjalë dhe në cilin televizion do të mund ta shohim.

Sipas burimeve të “Foli.al”, Arbana shumë shpejt do t’i rikthehet ekranit, por këtë herë në Tv Klan. Madje jo vetëm, por me bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj.

Dyshimet për një kalim të Arbanës në Tv Klan i ka shtuar edhe Alketa Vejsiu e cila në prag të Vitit të Ri, në një intervistë onlinë me ndjekësit, ndau një dëshirë të saj për një bashkëpunim me Arbanën, si dy vajza që janë bërë pjesë e medias që prej moshës 14-vjeçare.

Por deri më tani ende nuk ka një  konfirmim apo reagim nga Arbana dhe deri atëhere nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH