Showbiz

Andresa Ambrosio prezanton për herë të parë djalin: Kur lindi Rafaeli, zemra m'u mbush plot

Shkruar nga Liberale

Andresa Ambrosio prezanton për herë të parë djalin: Kur

Andresa Ambrosio mbetet një nga personazhet më të dashur të ekranit teksa për më shumë se 12 vite, e kemi parë çdo të diel krah Ardit Gjebreas.

Së fundmi modelja ka prezantuar djalin e saj, Rafaelin publikisht në një emision. 

Ajo ka qenë e ftuar te Rudina, ku ka folur për prindërimin ndërsa me vete kishte edhe vogëlushin.

Teksa kujton momentin e parë kur mori në krah foshnjen e vogël që e bëri nënë. “Zemrën e kisha të mbushur plot”, tregon me lot në sy Andresa.

Andresa dhe partneri i saj Mirko kanë prej vitesh një marrëdhënie të konsoliduar që u finalizua me ardhjen në jetë të vogëlushit, dy vite më parë. Mirko është nga Italia, jurist në profesion dhe përfaqëson në Shqipëri një firmë italiane në çështjet juridike.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH