Showbiz

Amos Zaharia e zbulon për herë të parë, kush është vajza biznesmene që " i ka rrëmbyer zemrën" aktorit

Shkruar nga Liberale
Amos Zaharia e zbulon për herë të parë, kush është

Aktori i njohur, Amos Zaharia, në një intervistë të dhënë së fundmi përveçëse foli për karrierën, zbuloi edhe disa detaje nga jeta private.

Ndonëse u tregua diskret, Amos tha se partnerja e tij i përket fushës së biznesit.

“Nuk dua të komentoj shumë për jetën private. Fatlumja është një vajzë, por nuk dua..as ajo vetë nuk ka dëshirë t’i lakohet emri. I përket botës së tregtisë, ose marketingut ose biznesmene”,u shpreh Amos.

Teksa u pyet nëse ka ndërmend që të ndërmarrë hapa të tjerë, ai u përgjigj se gjithçka ia lë kohës.

“Ndërkohë që njeriu bën plane zoti qesh thotë shprehja, përpiqem mos të bëjë plane kështu që nëse ka për të ndodhur, të ndodhë”, shtoi ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH