Familja e aktores së njohur, Chanel Maya Banks, është në dëshpërim pasi 36-vjeçarja është zhdukur në mënyrë misterioze në Los Angeles prej dy javësh.
Sipas të afërmve, bashkëshorti i saj refuzon të bashkëpunojë me policinë për gjetjen e saj.
Chanel, e njohur më së shumti për rolin e saj në “Gossip Girl” si Sawyer Bennett’, u zhduk ndërsa qëndronte në apartamentin e saj në Playa Vista me burrin e saj.
Nëna, Judy Singh, dhe kushërira e saj, Danielle-Tori Singh, udhëtuan në Kaliforni për të ndihmuar me kërkimin. Kur hynë në banesë, gjetën shumicën e sendeve të saj personale, duke përfshirë qenin dhe makinën e saj, ndërsa celulari dhe laptopi i mungonin.
Shqetësimi i familjes u rrit kur zbuluan se bashkëshorti i Chanel, me të cilin ajo është e martuar që nga viti i kaluar, nuk po bashkëpunon me policinë dhe nuk pranon të japë informacion.
“Ai nuk është i gatshëm të ndihmojë policinë apo ne për ta gjetur atë”, tha kushërira i saj.
Ajo gjithashtu raportoi se bashkëshorti po heq posterat e vendosura për kërkimin e Chanel.
Danielle-Tori Singh tregon se zhdukja e Chanel është shqetësuese, pasi ajo komunikonte çdo ditë me familjen e saj. Në të njëjtën kohë, të afërmit e saj janë të shqetësuar për shenjat e lëndimeve në fytyrë dhe në trup të bashkëshortit të saj, të cilat janë shfaqur më 10 nëntor.