Showbiz

E RËNDË/ Aktori i famshëm i Hollivudit dhe gruaja e tij gjenden të dy të pajetë në banesë, mister shkaqet e vdekjes

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Aktori i famshëm i  Hollivudit dhe gruaja e tij gjenden

Lajmi i trishtë sot për botën e hollivudit! Aktori i njohur amerikan, fitues i çmimit Oscar, Gene Hackman dhe gruaja e tij Betsy Arakawa janë gjetur të pajetë në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico, sipas raportimeve.

Në një deklaratë nga Sherifi i Qarkut Santa Fe në New Mexico tha: “Ne mund të konfirmojmë se si Gene Hackman dhe gruaja e tij u gjetën të vdekur të mërkurën pasdite në rezidencën e tyre në Sunset Trail. Shkaku i saktë i vdekjes nuk është përcaktuar në këtë moment”, shkuajnë mediet e huaja. 

Në një karrierë që zgjati më shumë se gjashtë dekada, Hackman mori dy çmime Oscar, dy Bafta, katër Golden Globes dhe një Çmim Screen Actors Guild.

Gruaja e tij Betsy Arakawa, 63 vjeç, ishte një pianiste klasike. Ndërkohë autoritetet po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH