Showbiz

Pa marrë parasysh dasmën/ Ish banorja e "BBV" e thotë troç: Heidi po luan me ndjenjat e Romeos

Shkruar nga Liberale

Pa marrë parasysh dasmën/ Ish banorja e "BBV" e thotë

Vesa Smolica ishte e ftuar sot në emisionin “Ftesë në 5”, ku ndër të tjera ka folur dhe për marrëdhënien e saj me Romeon dhe Heidin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Ajo është shprehur se me Romeon kanë qenë të afërt por si miq, ndërsa Heidin e cilësoi si “armike”. Sipas saj, Heidi i ka hedhur poshtë gjithçka që ajo ka bërë për të dhe e ka nxjerrë shumë keq.

“Romeo është një djalë shumë i mirë, me tipare shumë të mira. Marrëdhënia jonë ishte shumë e ndjerë, por ka qenë si miq. Nuk e di a ka qenë më shumë prej Romeos dhe nëse ka dashur të bëjë ndonjë hap tjetër. Por përderisa nuk e ka shprehur nuk besoj se ka pasur gjë. Të njëjtin raport ka pasur dhe me Riken, deri sa kanë pasur një debat dhe janë shkëputur. Ndoshta me mua ka qenë më i afërt se na ka lidhur muzika, i kam ndenjur afër në momente të vështira që ai ka pasur. I kam falur shumë gabime, edhe kur ma ka marrë mua ndonjë situatë. Edhe ai më ka qëndruar pranë në momente të vështira.

Te Romeo besoj se ka ndjenja ndaj Heidit, ndërsa për Heidin, filloi të luajë me ndjenjat edhe me mua, besoj se është lojtare dhe po luan me ndjenjat e Romeos. Armike nuk do thosha se është fjalë e madhe, por kjo situata me Heidin më nxorri shumë keq, më hodhi poshtë shumë gjëra që kam bërë për të. Unë i kam ndenjur afër, u kam dalë kundër banorëve për të. Po e quaj në thonjëza Heidin armike sepse ajo e krijoi vetë këtë situatë.”- tha Vesa.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH