Showbiz

"Ai nuk duhet ta vazhdonte lojën"/ Flet Arsida pas tërheqjes së padisë ndaj G-Banit!

Shkruar nga Liberale

"Ai nuk duhet ta vazhdonte lojën"/ Flet Arsida pas tërheqjes

Si erdhi vendimi për të ngritur një padi ndaj G-Banit?

Isha duke pritur një falje nga G-Bani. Po më peshonte si fjalë dhe dukej sikur nuk e kisha mbyllur akoma “Big Brotherin” tim. Jam person që i mendoj shumë gjërat dhe pastaj u konsultova me avokatin dhe më tha se kjo gjë qëndronte. Unë nuk u intimidova, nuk u fsheha dhe e çova deri në fund.

Cilat do të ishin pasojat e kësaj padie?

Do të kishte pasoja fiskale, një shumë qesharake, 500 mijë lekë deri në 2 milionë e gjysmë që do të më jepte mua. Mua ajo që më shqetësoi është kultura e mosndëshkimit. Nëse thua një fjalë të keqe ka pasoja, nëse bullizon, ka pasoja, prandaj stop. E përdora imazhin tim për këtë kauzë. Doja t’i shkoja deri në fund.

Nuk duhet ta vazhdonte lojën. Ka ca limite që duhet t’i respektosh. Nuk mund t’i shkosh me grusht tjetrit e të bësh sikur e godet.

Pse e more vendimin për ta tërhequr padinë?

Jam një Peshk idealist që besoj tek fundet e lumtura. Mënyra si u prezantua dhe si foli që ka lekët e fundit, sado e fortë të jesh të vjen keq. Doja t’i besoja Arbrit.

A mendon se mund të kesh një raport miqësor me G-Banin jashtë?

Jam shumë diplomatike si natyrë, por nuk është në tipologjinë e meshkujve që kam shoqëri. Mundohem të shmang çdo lloj debati.

Si e komenton zgjedhjen e Eglit për të çuar në nominim veten dhe Xumin? Kush mendon se del?

Më erdhi shumë keq. M’u duk shumë adoleshentesk. Kutia e Pandorës është dhurata më e madhe që mund të të bëhet aty brenda. Ta harxhosh për Xumin, kur mund të vendosësh dy lojtarë të tjerë… Realisht nuk është kaq i bezdisshëm dhe ti e nxjerr në nominim… Do ishte fantastike nëse do nxirrnin Eglin. Nga ana e lojës do ishte fantastike, por është e pamundur. Kështu që Xumi del. Egli është faktor aty brenda.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH