Showbiz

Adelina Berisha reagon e SHOKUAR pasi u dënua me 72 mijë euro! Si qëndron e vërteta?

Shkruar nga Liberale

Adelina Berisha reagon e SHOKUAR pasi u dënua me 72 mijë euro! Si

Një lajm i papritur vjen për këngëtaren e njohur shqiptare Adelina Berisha, e cila është gjobitur me një shumë prej 72 mijë eurosh nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK). 

Këngëtarja, e cila është njohur për hite të tilla si: “Party People”, “S’ta fal”, “A dalim”, ndihet e çuditur dhe e befasuar nga ky veprim i instancës tatimore. “Po është e vërtetë që jam gjobitur me 72 mijë euro. Unë kam qenë e rregullt në tatimet dhe pagesat e mia. Sinqerisht nuk e kam kuptuar dhe as nuk mund të kuptoj se ku u bazua ATK që të më shqiptonte një gjobë të tillë”, tha Berisha.

Adelina Berisha reagon e SHOKUAR pasi u dënua me 72 mijë euro! Si

Adelina Berisha është një nga zërat më të dashur të muzikës pop në skenën shqiptare dhe lajmi i gjobës ka ngjallur interesim të madh në opinion. Këngëtarja ka shprehur vendosmërinë e saj për të mësuar arsyet e saktë të këtij vendimi dhe ka theksuar se është e gatshme të zbatojë pagesën, me kusht që të jetë e bindur për korrektësinë e gjobës.

Artistja do të ndjekë hapat e duhur për të analizuar dhe vlerësuar vendimin e ATK-së dhe për të marrë veprimet e mëtejshme në bazë të kësaj analize. “Do të kujdesem që të ndjek të gjithë arsyetimet që ATK ka ndjekur për shqiptimin e kësaj gjobe, dhe pastaj ta paguaj atë – nëse është vërtet e drejtë”, shton ajo.

Adelina Berisha reagon e SHOKUAR pasi u dënua me 72 mijë euro! Si

Ky rast shihet si një shembull i vëmendjes së shtuar që organet tatimore po i kushtojnë sektorit të artit dhe të kulturës, veçanërisht në raport me detyrimet tatimore dhe financiare të artistëve.

Ndërkohë, pak ditë më parë edhe kolegu i saj, reperi nga Ferizaj, Mozzik, është gjobitur me gjysmë milioni euro po nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH