Showbiz

A do të rimartohet? Përgjigjet Alma Bektashi, ja ç’tha kur u pyet nëse beson ende te dashuria

Shkruar nga Liberale

A  do të rimartohet? Përgjigjet Alma Bektashi, ja ç’tha

Alma Bektashi thotë se beson te dashuria dhe se ajo është ndjenja më e bukur. E pyetur nga Mabel nëse beson te dashuria, artistja tha:

“Besoj te dashuria. Dashuria është kur ti i do njerëzit pa kushte, pa paragjykim, ashtu si janë ata. Është ndjenja më e bukur”.

Sakaq, ajo tha se pas divorcit të saj vite më parë, tanimë gjendet shumë rehat dhe lumtur me dy fëmijët Anisën dhe Orestin.

Sibora: Të gjitha nuset duhet të dijnë ta bëjnë byrekun, sidomos atë me qumësht…

Alma Bektashi: Shpirti, teta Alma ka harruar kur ka qenë nuse! (Qesh)

Alketa Vejsiu: Sot se di m’u duke pak kështu si nuse mua o Alma, mos ka ardhur dëshira për t’u rimartuar gjë?

Alma Bektashi: Jo zot na ruaj! Uuu qyqja!

Alketa Vejsiu: Pse Zot na ruaj? Alma se desh më re nga karrigia zemër…(Të qeshura)

Alma Bektashi: Jo zemër jam shumë mirë, rrofsh! Jam shumë e lumtur, jetoj me Anisën dhe Orestin dhe është periudha më e bukur e jetës time.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH