Showbiz

A do të kemi dasmë së shpejti? Xhesika flet për bashkëjetesën me Denisin: Ai e ka në dorë që të...

Shkruar nga Liberale

A do të kemi dasmë së shpejti? Xhesika flet për

Xhesika Elezi, ish-konkurrentja e “Love Island Albania” rrëfeu në “Natën me Aulonën” lidhjen e dashurisë që po jeton me Denisin, edhe ai ish-konkurrent i Love Island.

Gjërat mes tyre po bëhen gjithnjë e më serioze pasi ata po bashkëjetojnë, por Xhesi thotë se ende i mungon një unazë në gisht.

Xhesika: Bashkëjetesa jonë ka filluar që në “Love Island” dhe tani po shkojmë në drejtim lart e sa më lart.

Që do të thotë? Unë ndonjë unazë aty nuk po shoh në gisht?

Xhesika: Atë e ka në dorë zotëria.

Ajo tha se vijimi i rrugëtimit të saj me Denisin për momentin duhet të presë për shkak të detyrimeve familjare.

“Për faktin e bashkëjetesës unë kam disa detyrime familjare me vëllain dhe me mamin që nuk më mundëson që të shkëputem nga hiçi dhe të filloj jetën time. Siç po të thosha edhe më përpara, arsyeja e shkëputjes time nga Italia nuk ka qenë puna, ka qenë familja sepse punën më të bukur në botë nuk krahasohet kur nuk ke familjen afër që të mbështet, edhe që ti ta mbështesësh. Kështu që ajo ka qenë çelësi, ajo ka qenë arsyeja e shkëputjes time në Londër që të rrija afër familjes time dhe derisa të jetë momenti i duhur, i përsosur që unë të jem siguruar që gjërat kanë marrë rrugëtimin e duhur dhe të përsosur, të vazhdoj rrugëtimin tim veçmas me Denisin. Për momentin, realitetin po e ndajmë, përditshmërinë tonë po e ndajmë bashkë me familjet që besoj se është një kënaqësi dhe një pasuri akoma më e madhe, që ti të kesh atë lirinë që ti ta përjetosh personin tënd të dashur bashkë me familjen tënde”,tha ajo.

Përsa i përket planeve për një fëmijë, Xhesika tha: Kur të ndodhë!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH