Showbiz

“A do të hysh në ‘Big Brother Vip”? Ja si përgjigjet Egli Tako

Shkruar nga Liberale

“A do të hysh në ‘Big Brother Vip”? Ja si

Prej kohësh në rrjet po qarkullojnë lajme se ish-çifti më i komentuar në median rozë Olsi Bylyku dhe Egli Tako do të bëhen pjesë e “Big Brother VIP 3” pas ndarjes së tyre të bujshme.
Mirëpo së fundmi Egli ka zhvilluar një bisedë virtuale më ndjekësit e saj në Instagram, ndërsa fansat kuriozë e kanë pyetur atë në lidhje me këto lajme nëse janë të vërteta apo jo.

“A do të hysh në ‘Big Brother Vip’? Nëse jo ta sugjeroj ta bësh. Do frymëzosh shumë vajza me sjelljen tënde”– ka shkruar ndër të tjera fansja.

Egli iu dha fund njëherë e mirë aludimeve duke thënë se nuk do të bëhet pjesë e këtij spektakli, pasi ka shumë ëndrra dhe objektiva që duhet ti realizojë para se të futet në këtë shtëpi.

“E di që keni dëgjuar e lexuar pafund aludime kohët e fundit, por jo nuk do të jem. Kam një vit plot me ëndrra dhe objektiva përpara të cilat duhet ti realizoj.” – tha ish-e dashura e aktorit të njohur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH