Showbiz

"5 banorë kanë bërë marrëveshje…”, Albi Nako zbulon prapaskenat nga Big Brother Vip

Shkruar nga Liberale

"5 banorë kanë bërë marrëveshje…”,

Balerini i njohur shqiptar dhe njëkohësisht ish-banori i Big Brother Vip 3, Albi Nako ka folur rreth eksperiencës së tij dhe situatave në shtëpinë më të famshme. Sipas tij në BBV janë pesë veta që kanë bërë një marrëveshje me sy.

“Unë e kam ngritur zërin në atë shtëpi disa herë duke thënë rolin e Ilnisës me Merin dhe rolin e Ilnisës me Meritonin, por jo me të bërtitur siç bërtisnin të tjerët pasi unë nuk bërtas. Aty janë pesë veta që kanë bërë një marrëveshje me sy ose mund ta kenë bërë edhe më përpara që “topin“ do ta kemi neve dhe do t’ia gjuajmë kujt të duam.

Unë e kam vërtetuar edhe kur kam dalë nga shtëpia këtë gjë sepse kam dëgjuar një moment Gazin që i thoshte Julit mos e zgjo nga gjumi këtë që do të thotë mos i jep vëmendje. Unë i shikoja këto gjëra dhe vetë, kur ti mundohesh të hedhësh diçka apo të provokosh dhe ata të injorojnë”.- tha Nako në emisionin Big Brother Radio.

Në lidhje me eksperiencën e tij në BBV, balerini u shpreh: 

“Unë kam kuptuar, që në momentin që unë doja të ngrija një bisedë, të krijoja një urë komunikimi me dikë, qoftë tendencioze për lojë dhe qoftë jo për lojë, ata kishin një taktikë që e ndalnin këtë bisedë duke krijuar një mbivendosje zërash duet.

Të parët ishin Juli me Gazin, dy personazhe që në atë kohë dukeshin miq dhe unë i shihja treshe ata në fakt: Juli, Gazi dhe Romeo, të tre bashkë të kudo ndodhur në fillim, dhe krijonin këto mbivendosjet e zërave. Juli ka zë të fortë dhe unë i them zë mitingu, zë sheshi. Ajo është natyra e Julit, siç është edhe natyra e Romeos me zë të fortë, bariton. Gazi është bass-bariton. (qesh)“

“Me aq sa kam ndjekur, këta do tentojnë të trazojnë ujërat duke i lejuar kasti i banorëve të vjetër për ti trazuar këto ujëra por nuk mendoj se do ti vendosin në rrezik çiftet aktuale dhe grupet në shtëpi. Mendoj që banorët e rinj nuk janë për ti vendosur në rrezik çiftet. Çiftet e kanë të qartë grafikun e tyre në kokë. Një çift që funksionon në mënyrë lineare brenda asaj shtëpie nuk përbën kuriozitet për publikun. Besoj isha qartë për këtë të fundit”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH