Showbiz

10 ngjarjet më të diskutuara në çmimet Oscar

Shkruar nga Liberale

10 ngjarjet më të diskutuara në çmimet Oscar

Në pritje të çmimeve Oscar, edicionit të 96-të, i cili do mbahet këtë të diel (10 mars 2024), po ju kujtojmë 10 ngarjet më të komentuara dhe më të bujshme që i janë faturuar eventit më të rëndësishëm të kinematografisë në botë.

E nisim me shpullën që Will Smith i dha Chris Rock në mes të show-t, kur prezantuesi bëri një batutë për kokën e rruar të bashkëshortes së aktorit Jada Pinkett.

Në vitin 2022, nuk pati asnjë ngjarje kaq të komentuar sa kjo. Smith u dënua për të mos marrë pjesë në 10 vitet e ardhshme në Akademinë e Çmimeve.

Në vitin 2017, u dha gabim çmimi për “Filmin më të mirë”. “La La Land” u tha se fitoi, ndërkohë që fituesi i vërtet ishte “Moonlight”. Pasi gjithë kaosit ngatërresa u sqarua dhe regjisori i muzikalit të famshëm, u ngjit në skenë për t’i dorëzuar kolegut çmimin.

Në vitin 1973, aktorja Marlon Brando fitoi çmimin si “Aktorja më e Mirë” për rolin e saj si Vito Corleone në “The Godfather”. Por ajo nuk pranoi të merrte pjesë në show dhe dërgoi aktoren e aktivisten Sacheen Littlefeather në vend të saj.

Kjo e fundit lexoi një letër të sjellë nga Brando ku sqarohej se mungesa e saj ishte një shenjë proteste për mënyrën se si Hollywood i trajton aktorët amerikanë vendas. Ajo u ofendua me brohorima nga të ftuarit të cilët nuk donin ta dëgjonin. 50 vite nga incidenti, Oscar i ka kërkuar falje Sacheen për ndodhinë, pak para se ajo të ndërronte jetë.

Në vitin 2003, kur Adrien Brody mori çmimin si “Aktori më i mirë” për rolin në “The Pianist”, ai puthi pa paralajmërim në mes të skenës prezantuesen Halle Berry. Puthja pasionante, siç vetë aktorja ka treguar, jo vetëm që nuk ishte e planifikuar, por e vuri në siklet. “Nuk e dija çfarë po ndodhte, thjesht e ndoqa situatën”, ka shpjeguar ajo më vonë.

John Travolta prezantoi gabim performuesen e njohur në skenën e 2014-ës. Momenti u bë viral kur ai tha: “Ju prezantoj me të talentuarën, Adele Dazeem”. Emri që duhet të thoshte vërtet ishte Idina Menzel, e cila do këndonte “Let it Go” nga Frozen. Vetë artistja e konsideron atë moment si shumë argëtues dhe si gjënë më të mirë që i ka ndodhur.

Në 2015-ën, kur u prezantuan kandidatët për Oscars, ra në sy fakti që kishte mungesë të aktorëve me ngjyrë në kategoritë e rëndësishme. Po atë vit hashtagu #oscarssowhite u bë i famshëm, aq shumë sa April Reign u bë virale me një postim ndaj situatës ku shkruante: “Oscars është aq i bardhë sa ka kërkuar të më prekin flokët”.

Në vitin 2011 Anne Hathaway dhe James Franco kanë prezantuar të dy show-n e rëndësishëm dhe u kritikuan shumë për punën aspak të mirë që bënë. Në një intervistë të mëvonshme, Anne ka thënë se nuk e ka parë kurrë regjistrimin e atij prezantimi sepse u kritikua shumë, por vetë ajo tha se ishte argëtuese dhe në momentin që po ndodhte iu duk se bëri një punë të mirë.
Angelina Jolie tregoi më shumë afërsi seç duhej ndaj vëllait të saj James Haven në Oscars 2000. Aktorja fitoi çmimin si “Aktorja më e mirë në rol dytësor” dhe falenderoi vëllain e saj për mbështetjen. Në festën që u bë pas, ajo u pa duke puthur në buzë vëllain dhe u përball me kritika.

Në vitin 1974 David Niven ishte në skenë për të prezantuar Elizabeth Taylor kur një burrë nudo hyri në skenë gjatë transmetimit live. Audienca shpërtheu në të qeshura, bashkë me prezantuesin, i cili e ironizoi këtë moment.

Në vitin 1989, Rob Lowe përformoi një numër skandaloz kënge dhe kërcimi me aktoren Elieen Bowman, e cila ishte veshhur si Borëbardha. Kur foli për këtë moment në 2018-ën, ai tha se Akademia i kërkoi ta bënte këtë performancë dhe ai ishte tepër i ri për të kundërshtuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH