Ardit Çuni u rikthye në Festivalin Kënga Magjike, pas disa kohë pauze.
E ndërsa konkuroi me këngën “Të du”, duket se pak ditë para netëve finale, ai ka vendosur tërhiqet.
Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtari përmes një postimi në Instagram, ku falenderon Ardit Gjebrenë dhe tregon se do tërhiqet duke mos dhënë arsye konkrete për këtë vendim.
"Ashtu si ju edhe unë mezi prisja të performoja në netët finale të Kënga Magjike, baladën që ju e përqafuat jashtë pritshmërive të mija, por në moment të fundit kam vendosur të tërhiqem nga konkurimi duke e mbyllur këtu rrugëtimin tim në këtë festival që më ka dhënë shumë ndër vite.
Do pyesni për arsyet, do spekuloni me lajme, e ndoshta do më kërkoni të flas, por këtë herë kam vendosur ta bëj në heshtje të plotë për të mos ja prishur magjinë kësaj performance.
Kënga “Të Du” e ka arritur atë që doja, të tregoja që shijet e publikut i indikojmë ne me muzikën tonë, që mesa duket në Shqipëri ka akoma shumë që janë të uritur për ART dhe këngë profesionale si kjo e shumë të tjerëve në këtë edicion.
Duke ju falenderuar të gjithëve për suportin e madh, ju premtoj që do shihemi shumë shpejt me projekte akoma dhe më të bukura.
KËTU MBYLLET RRUGËTIMI IM NË KËNGA MAGJIKE 2024
SUKSESE dhe FALEMINDERIT Ardit Gjebrea & team për hapësirën televizive dhe kurimin e kësaj performance TO THE NEXT ONE…”- ka shkruar ai.