Showbiz

" Po përjetojmë krizë të fortë", Chiara Ferragni konfirmon ndarjen nga Fedez: Bota ime u shemb kur…!

Shkruar nga Liberale

" Po përjetojmë krizë të fortë", Chiara

Blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni ka dhënë një intervistë për “Che tempo che fa” dhe ndër të tjera ka folur për herë të parë për krizën në marrëdhënien e saj me Fedez. Duke hyrë në studio e përlotur, bukuroshja shprehet se:

"Kanë qenë dy muaj e gjysmë të vështirë në të cilët u gjenda në qendër të një valë urrejtjeje. Kur të gjithë janë aty duke të sulmuar, ndihesh e pamposhtur. Bota ime u shemb. Kriza mes meje dhe Fedez është reale. Gjithmonë mendohet se jam stratege, por nuk është kështu, fatkeqësisht nuk është strategji. Do të doja të ishte.

Ne flasim me Fedez, jemi dy njerëz të rritur që e duam njëri-tjetrin. Kemi pasur edhe kriza të tjera, por kjo është më e fortë se të tjerat. Të shohim se çfarë do të ndodhë.", ka thënë ajo.

Ndërkohë lidhur me fondet e bamirësisë, Ferragni pranon se ka bërë një gabim:

"Gjithçka ndryshoi më 15 dhjetor, bota ime u shemb. Unë nuk jam plotësisht e idesë që bamirësia duhet të bëhet në mënyrë private, bamirësia kur bëhet në mënyrë të përbashkët mund të krijojë një rrjet, mund të bëhet më e madhe. Por nëse këtu ndodhi një gabim, unë do të kthej gjithçka, kërkoj falje dhe nuk do të kryej më operacione të këtij lloji.", është shprehur Ferragni. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH