Në shtëpinë e Big Brother Vip një moment tensioni ka shpërthyer mes banorëve. Laerti kërkoi një darkë me Olën, duke i drejtuar kërkesën Vëllait të Madh, e cila çoi në një përplasje të fortë mes tij dhe banorëve të tjerë.
Valbona dhe Aldo e quajtën veprimin e Laertit një gjest të shëmtuar, duke sugjeruar se ishte bërë vetëm për të shkaktuar lojë dhe trazira.
Por dhe Egli nuk ka hezituar të japë një deklaratë të fortë, duke e akuzuar Laertin për komente të pahijshme ndaj saj në të kaluarën. Sipas saj, Laerti kishte shprehur interes për trupin e saj, duke i kërkuar të tregohej “pak më shumë” kur ajo kishte veshur një fund të shkurtër. Laerti e mohoi këtë akuzë, ndërsa Egli insistoi se ai kishte pasur një interes të padëshiruar për të.
Pjesë nga debati:
Egli: Nuk mundem as unë e askush të gënjejë këtu. Kur vishja një fund të shkurtër, Laerti më thoshte ma trego pak atë të nxirën.
Laerti: Egli po gënjen.
Egli: Arsyeja pse kam duruar pa i thënë gjërat, është pikërisht sepse sjellja tepër e mirë e këtyre njerëzve, është që të bën keq kur i bie. Laertiti i kam thënë një gjë, sa e çuditshme, që kur jemi njohur në fillim, kishe një epsh ndaj meje…
Laerti: Jo, jo. Të kam luajtur skenën e torturës.
Egli: Lëre skenën e torturës. Laerti kishte një afeksion ndaj të nxirave në trup...