Showbiz

"Këngën time të parë shqipe e punove ti", Dafina Zeqiri reagon për vdekjen e Agim Doçit (FOTO)

Shkruar nga Liberale

"Këngën time të parë shqipe e punove ti", Dafina

Poeti i njohur shqiptar, Agim Doçi ndërroi jetë sot, në moshën 76-vjeçare pas disa problemeve shëndetësore që ai kishte patur kohët e fundit.

Një reagim për ndarjen e tij nga jeta, e ka bërë edhe këngëtarja e njohur nga Kosova, Dafina Zeqiri.

Ajo zbulon se këngën e saj të parë në shqip ia ka punuar pikërisht i ndjeri Doçi, e cila titullohet “Harrimi i dashurisë”.

“U prehsh në paqe. Tekstin, këngën time të parë shqipe “Harrimi i dashurisë”. E punuar nga ti, do të mbetet gjithmonë një nga projektet e mia favorite”, ka shkruar ajo krahas fotos që ka shpërndarë në Instastory.

"Këngën time të parë shqipe e punove ti", Dafina

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH