Showbiz

"Je një GRUA e jashtëzakonshme", Princi William i bën urimin special për ditëlindje Kate Middleton (FOTO)

Shkruar nga Liberale

"Je një GRUA e jashtëzakonshme", Princi William i bën

Princesha e Uellsit, Kate Middleton feston sot ditëlindjen dhe mbush 43 vjeç. Bashkëshorti i saj, William i ka dedikuar një urim special në ditën e saj të veçantë, duke e quajtur “grua të jashtëzakonshme”.

"Je një GRUA e jashtëzakonshme", Princi William i bën

William publikoi ​​një mesazh të veçantë në rrjetet sociale duke e uruar publikisht bashkëshorten e tij dhe duke e quajtur si një grua dhe nënë të jashtëzakonshme.

"Je një GRUA e jashtëzakonshme", Princi William i bën

Mes të tjerash ai ka përmendur gjithashtu dhe forcën që ajo ka treguar vitin e kaluar, pas diagnostikimit me kancer.

“Për gruan dhe nënën më e jashtëzakonshme. Forca që ke treguar gjatë vitit të kaluar ka qenë e jashtëzakonshme,” shkroi William në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale.

"Je një GRUA e jashtëzakonshme", Princi William i bën

“George, Charlotte, Louis dhe unë jemi shumë krenarë për ty. Gëzuar ditëlindjen, Catherine. Të duam. W.”, thuhet në postim.

"Je një GRUA e jashtëzakonshme", Princi William i bën

Theksojmë se Princesha është rikthyer në detyrat mbretërore pasi ka kaluar trajtimin me kimioterapi për shkak të diagnozës me kancer, ku për një farë periudhe princesha e Uellsit u shkëput nga detyrat, pikërisht për shkak të sëmundjes. Ndërsa familja mbretërore i qëndroi pranë duke e inkurajuar gjatë gjithë kohës, në momentet e saj të vështira. 

"Je një GRUA e jashtëzakonshme", Princi William i bën

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH