Showbiz

" I kam të dyja anët..."/ Çfarë ndodhi? Reperi i njohur vendos të lë muzikën, zbulohet arsyeja

Shkruar nga Liberale

" I kam të dyja anët..."/ Çfarë ndodhi? Reperi i

Stresi është gati për të publikuar albumin e tij të tretë. Ai zbuloi detaje sot në një intervistë për “Shije Shtëpie”, ku konfirmoi se data e publikimit është 1 qershor dhe se titulli i albumit është “Archimed”.

Kopertina e albumit do të jetë me një përmbledhje fotografish me momente nga jeta e Stresit, nga fëmijëria e deri sot. Këngëtari ka zbuluar se ka nisur puna edhe për videoklipet e disa këngëve. Por mes 12 këngëve, ai veçon dy të preferuarat e tij.

“Njëra flet për dashurinë, tjetra flet për ndarjen. I kam të dyja anët e medaljes,” -u shpreh ai.

Mirëpo, pas lajmit të mirë, Stresi i çuditi të gjithë kur tha se ka në plan që ta lërë muzikën.

“Unë jam 38 vjeç aktualisht dhe jam duke menduar dita-ditës ta lë, në moshën më të mirë. Të lë muzikën në moshën 40-vjeçare. Për mua nuk është herët. Unë kam që në 2005-ën që merrem me muzikë, gati 20 vjet. Unë jam një djalë që kam kaluar shumë në jetën time me muzikën, por mendoj që të vazhdoj të mendoj për familjen time.”

Stresi konfirmoi se pasi të lërë muzikën planifikon t’i përkushtohet jetës familjare.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH