Magazinë

"Pse tradhtojnë më shumë në verë?", Zhaklin Lekatari zbulon arsyen!

Shkruar nga Liberale

"Pse tradhtojnë më shumë në verë?", Zhaklin

Zhaklin Lekatari e ftuar në “Live from Tirana” ka zbuluar se shumë studime thonë se vera lidhet me një aktivitet të rritur romantik me dhe pa aspektet e saj të padëshirueshme, si tradhtia. Pse ndodh kjo?

Sipas gazetares kjo është e vërtetë dhe se për këtë ajo kishte publikuar dhe vetë.

"Është e vërtetë që vera sjell rritje të aktivitetit seksual. Kam publikuar dhe vetë për këtë dhe shumë studime thonë se ka një rritje të aktivitetit hormonal nga ana biologjike gjë që rezulton në rritje të aktiviteteve seksuale. Veshjet që kemi janë më të lehta dhe tregojnë format e trupit tonë, kemi më shumë dëshirë dhe epsh sepse jemi me pushime, kemi më shumë kohë të lirë dhe klima është e mirë sepse të lejon që pjesën e kohës tënde ta kalosh jashtë."

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH