Magazinë

Njerëzit nuk i ndalin kritikat për konkursin e bukurisë “Miss Inteligjenca Artificiale”

Shkruar nga Liberale

Njerëzit nuk i ndalin kritikat për konkursin e bukurisë

"Miss AI”, u bë i pari konkurs bukurie për influencues të gjeneruar nga inteligjenca artificiale dhe kritikat për të po vijnë nga specialistë të shëndetit mendorë, si dhe nga vetë ekspertët e AI.

Aktualisht, ka influencues të gjeneruar nga AI që po bëjnë mijëra dollarë online dhe një pjesë e tyre nuk dallojnë nga njerëzit. Duke marrë shkas nga fama që kanë marrë këta individë të krijuar me ndihmën e teknologjisë, krijuesit e inteligjencës artificiale vendosën të hapin një konkurs bukurie që shpalli fituese një vajzë të krijuar me inteligjencë artificiale, edhe pse në konkurim kishte edhe njerëz të vërtetë.

Zyrtarisht, gara quhet “Fanvue World AI Creator Awards” (WAICAs) dhe pritet që kjo industri e re bukurie të arrijë vlera që shkojnë deri në 1 miliardë dollarë brenda vitit.

Por pse ka pasur kaq kritika ndaj saj?

Specialistët theksojnë se konkurset e bukurisë të vërteta dhe industria në tërësi është problematike aktualisht më shumë se kurrë. Është vërtetuar me fakte se shumica e tyre janë përgjegjëse për shumë probleme të shëndetit mendor.

“Shqetësime janë ngritur mbi ndikimin e konkurseve të bukurisë në shëndetin mendor, të dokumentuara me përfshirjen e uljes së vetëbesimit, promovimit të imazhit negativ për trupin dhe shumë probleme me kequshqyerjen”, deklaron Ashley Moser, terapiste e licensuar.

Sipas saj, inteligjenca artificiale po promovon të njëjtin imazh, me gra me fizik dhe pamje larg së vërtetës”; “Teknologjia, jo vetëm që nuk po sjell risi, por po promovon të njëjtat standarde që po luftohet të shkatërrohen”, thotë më tej Moser.

Kjo temë ngre ende shumë pyetje dhe diskutime që bota nuk është gati t’i shtjellojë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH