Showbiz

Një deputete në Big Brother Vip 3, kush do të jenë opinionistët dhe personazhet e spektaklit që nis më 13 janar?

Shkruar nga Liberale

Një deputete në Big Brother Vip 3, kush do të jenë

Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj janë zyrtarisht konfirmuar si opinionistë të sezonit të tretë të programit “Big Brother Vip 3”.

Ori Nebijaj u bë pjesë e Kuvendit në Nëntor të vitit 2022, teksa mori mandatin e Grida Dumës, e cila la karrierën e saj si politikane, për të qenë pjesë e ekranit, në moderimin e emisionit politik në Top Channel.

Një deputete në Big Brother Vip 3, kush do të jenë

Kjo sipas burimeve të afërta me Revista Ëho, e cila ka dhënë informacionin. Programi, i cili pritet të nisë më 13 janar, ka ngjallur kuriozitet të madh ndër publikun për përzgjedhjen e personazheve dhe opinionistëve. Ndërsa emrat e pjesëmarrësve ende mbeten mister, ka pasur shumë spekulime rreth opinionistëve që do të marrin pjesë.

Në një zhvillim të ri, është mohuar zyrtarisht pjesëmarrja e Luizit si opinionist për këtë edicion. Megjithatë, burime të besueshme nga “Top Channel” kanë konfirmuar se Ori Nebiaj do të jetë një nga opinionistët kryesorë.

Më tej, në një video live në Instagram, gazetarët Olti Curri, Andi Vrapi, Fatma Haxhialiu dhe Altin Berisha diskutuan rreth programit “Big Brother Vip”, duke përmendur emrin e Ori Nebiajt si një prej opinionistëve të rinj.

Kjo lëvizje pritet të sjellë një dimension të ri në program, duke kombinuar ekspertizën dhe personalitetin e tyre unik në diskutimet dhe analizat e zhvillimeve brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Fansat e programit tashmë janë në pritje të një edicioni të mbushur me surpriza dhe momente të paharrueshme.

Sa i takon Big Brother, një dyzinë me emra janë përfolur si pjesëmarrës në këtë vit, por në mesin e atyre që duket se janë konfirmuar është Romeo Veshaj, këngëtari Bardhi, moderator Drini Zeqo, ndërsa përfliten emra si Roza Lati, Alfio Rrotani, Albi Nako, dhe të tjerë personazhe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH