Magazinë

Nis në Top Channel spektakli më i fundit, "Lufta e Nuseve" (DETAJET)

Shkruar nga Liberale

Nis në Top Channel spektakli më i fundit, "Lufta e Nuseve"

Tri nuse të vërteta pranojnë të shkojnë në dasmat e njëra tjetrës, të komentojnë dhe vlerësojnë me pikë elementet e dasmës si dekori, fustani i nusërisë, atmosfera dhe ushqimi.

Por jo vetëm kaq. Kleçka qëndron në fund. Pasi ato kanë edhe një votim të fundit për të përcaktuar fituesen. Pyetja është: Cilën nga dy dasmat konkurente voton si dasmën më të mirë?

Këtu, në përpjekje për të eliminuar konkurenten më të fortë kemi ndeshur edhe votime le të themi “strategjike” që në fund kanë rezultuar të gabuara!

Është pikërisht paparashikueshmëria, elementi surprizë, sekreti i shikueshmërisë rekord. Por edhe komentet pikante, batutat, përgjigjet flakë për flakë që i japin adrenalinën.

Nis në Top Channel spektakli më i fundit, "Lufta e Nuseve"

Sonte do të jenë tri nuse që vijnë nga jashtë Shqipërisë në konkurim.

E para, Evi, vjen nga New Yorku. E dyta, Jonida, nga Freiburg i Gjermanisë ku ka ndërtuar biznesin e vet me Arbrin. Ndërsa nusja e tretë është Armelda. Ajo vjen nga Çikago por është me origjinë dibrane.

Nis në Top Channel spektakli më i fundit, "Lufta e Nuseve"

Tri dasma jashtëzakonisht të kuruara, tri nuse të bukura, atmosfera fantastike! Do të këndojnë në dasmat e Evit, Mariola dhe Jurgen Kacani, në dasmën e Jonidës Gjyste Vulaj ndërsa te Armelda do jetë Aurela Gaçe!

Nis në Top Channel spektakli më i fundit, "Lufta e Nuseve"

Nis në Top Channel spektakli më i fundit, "Lufta e Nuseve"

Dasma të mrekullueshme dhe finale emocionuese plot surpriza. Të gjitha do i ketë kjo Luftë Nusesh ndaj mos harroni, në orën 21.00 në Top Channel!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH