Magazinë

Nga 'influencer' në aktore? Ja çfarë po flitet për Chiara Ferragni

Shkruar nga Liberale

Nga 'influencer' në aktore? Ja çfarë po flitet

Nuk ka ende një konfirmim zyrtar, por ka disa detaje që tregojnë se e ardhmja e Chiara Ferragnit është në aktrim. “Il Corriere” ka zbuluar se ka disa thashetheme që tregojnë se arsyeja pse sipërmarrësja ka udhëtuar në Los Angeles së fundmi është përgatitja për një rol në filmin “Maserati: A Racing Life”, me regjisor Bob Moresco.

“Nëse Chiara do të jetë në një film, do merret vesh shumë shpejt. Ajo i ka të gjitha karakteristikat për të qenë një sukses në kinema, njësoj si suksesi aktual si sipërmarrëse digjitale”, është shprehur drejtuesja e kompanisë së produksionit për filmin në fjalë, e cila u pyet nga mediat italiane.

Sipas saj, Chiara është imazhi ndërkombëtar që i duhet kinematografisë. Filmi në fjalë do jetë në anglisht, ndaj nëse bëhet pjesë, Ferragni do duhet të përgatitet mirë për rolin e saj. Siç zbulojnë mediat, Chiara është një imazh që mund ta shesë filmin në gjithë botën.

Kompania e produksionit siguron mediat se nëse Chiara do jetë në këtë film, ajo do ketë vetëm rolin e protagonistes. Ky prodhim i ri kinematografik do ketë në qendër jetën e familjes Maserati që në 1914-ën nisën të krijojnë makina në një garazh në Bolonja.
 
Historia e filmit sillet rreth tre vëllezërve Alfieri, Ettore dhe Ernesto, të cilët nisin të krijojnë paisje për avionë dhe mjete të tjerë fluturues dhe për shkak të pasionit për makina, u motivuan të bëheshin pjesë e botës së garave. Makina e parë për gara e Maserati, u quajt “Type 26” dhe ishte makina që Alfieri Maserati drejtonte në 1927-ën në garën Mesina Cup dhe për pak ndërroi jetë nga një përplasje e rëndë. Ndërlikimet e mëvonshme sollën vdekjen e tij në 1932-shin në moshën 44-vjeçare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH