Magazinë

Nga dashuria e re tek edukimi i vajzës, Monika Bellucci ndan pak nga jeta e saj me fansat

Shkruar nga Liberale

Nga dashuria e re tek edukimi i vajzës, Monika Bellucci ndan pak nga jeta e

Aktorja dhe modelja, Monica Belluci, tha se fëmijëria e vajzës së saj, Deva Cassel, nuk ishte aspak e lehtë.

Deva ka ndjekur hapat e nënës së saj dhe tashmë është mjaft e njohur në botën e modelingut.

Edhe pse Monica e nisi kështu karrierën e saj, pranon se është pak e shqetësuar për zgjedhjen e karrierës së vajzës së saj.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Monica Bellucci (@monicabellucciofficiel)

“Duhet të pranoni që vajza juaj ka përvojat e veta. Dhe përpiquni, kur shqetësoheni për këtë, të mos e rëndoni… Por për mua më pëlqen veçanërisht të shoh Devan të pasionuar, krijuese, të gjallë”, tha ajo në një intervistë me Marie Claire.

Monica ndan vajzën e saj me ish-bashkëshortin, regjisorin dhe aktorin Vincent Cassel.

Duke pasur parasysh karrierën e tyre, Deva shpesh lëvizte me ta.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Monica Bellucci (@monicabellucciofficiel)

“Ajo vjen nga një familje akrobatësh – dhe këta jemi ne. Edukimi i saj ishte i shpërndarë midis Italisë, Brazilit, Francës… Fëmijëria e saj nuk ishte e qetë, por ajo tani ndihet mirë dhe unë ndihem e lumtur”, tha mes tjerash ajo.

Ylli i famshëm ka folur edhe për dashurinë e saj të re, Tim Burton.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Monica Bellucci (@monicabellucciofficiel)

“Nëse jam me të, kjo është në radhë të parë sepse më prek shpirti i tij. Për më tepër, kur më ofroi një rol kyç në filmin e tij të radhës, menjëherë rashë dakord sepse, përveç dashurisë, doja të ndaja edhe përvojën e punës me të”, shtoi aktorja.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Monica Bellucci (@monicabellucciofficiel)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH