Showbiz

Moderatorja zbulon se çfarë ndodhi në natën e ndërrimit të viteve? Arbana Osmani përfundon në spital me të birin

Shkruar nga Liberale


Nata e Ndërrimit të Viteve këtë herë e gjeti Arbanën në dyert e spitalit, pasi i vogli i saj Dielli, ka pasur probleme shëndetësore.

Moderatorja Arbana Osmani tha se e ka kaluar natën e ndërrimit të viteve në spitalin Nënë Tereza.


Prezantuesja me anë të një njoftimi në rrjetet sociale zbuloi po ashtu se djali i saj është shtruar në spital.

Arbana Osmani njoftoi se vogëlushi i saj kishte shfaqur komplikacion shëndetësor, duke mos dhënë më shumë detaje.

Ajo publikoi foto krah Diellit teksa e mban shtrënguar në kraharor në shtratin e spitalit.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH