Magazinë

Modeli pushohet nga puna për shkak të Kylie Jenner për këtë arsye qesharake!

Shkruar nga Liberale

Modeli pushohet nga puna për shkak të Kylie Jenner për

Një model italian pretendon se u pushua nga ‘Met Gala 2024’ pasi la në hije Kylie Jenner në ceremoninë e vitit të kaluar. Eugenio Casnighi postoi në TikTok një video ku tregon se nuk do të punojë më në eventin e modës, i cili do të zhvillohet sot në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, pasi pamja e tij u bë virale vitin e kaluar.

“Sapo u pushova nga Met Gala”-tha 26-vjeçari.

Casnighi, i cili ka punuar për Met Gala për dy vitet e fundit, pohoi se nuk mund të fliste për momentin e tij viral sepse kishte nënshkruar një marrëveshje konfidencialiteti. Por kjo ka ndryshuar që kur ai u shkarkua dhe nuk po punon më për ta.

“Ata më thanë: ‘Ti tërhoqe gjithë vëmendjen dhe i bëre të gjithë për vete, kështu që nuk mund të të mbajmë në punë aty. Na vjen keq’.”

Casnighi tha: “Vitin e kaluar, më thanë se do të isha me Jenner gjithë natën dhe do ta [ndihmoja] me çdo gjë që ajo kishte nevojë.”

Casnighi shpjegoi se agjencia e modelimit për të cilën ai punon dhe Met Gala duan që modelet të punojnë në tapetin e kuq sepse “ata duan që njerëzit të vihen re”.

Ai sqaroi: “Më thanë fjalë për fjalë se ne të zgjodhëm ty sepse na pëlqen më shumë se njerëzit e tjerë të jesh me këtë personazh të famshëm, por kur njerëzit fotografuan personazhin e vërtetë, që është Kylie Jenner dhe unë isha pranë saj. sigurisht… përfundova me foto dhe më akuzuan”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH