Magazinë

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë më të rëndësishme të hollivood-it?

Shkruar nga Klerisa Azuni

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Për dekada, Çmimet e Akademisë (Academy Awards) janë njohur si mbrëmja më e pritur në kalendarin hollywoodian, ku jepen çmimet më të rëndësishme në botën e kinematografisë.

Në përvjetorin e 96-të të këtij eventi madhështor pati emra të njohur të cilët u nominuan për të fituar çmimet e rëndësishme, të tillë si: Emma Stone, America Ferrera dhe Emily Blunt të gatshme për të fituar.

Por çfarë veshën yjet në këtë event dhe cilat janë shtëpitë e modës që i stiluan?

1. Margot Robbie

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Margot zgjodhi një fustan Versace të koleksionit vjeshtë-dimër 20224 RTW me një detaj interesant rripi në pjesën e belit duke lën pas rozën karakteristike me të cilën jemi mësuar t'a shikojmë në daljet e tapetit të kuq gjatë sezonit të "Barbie".

2. Zendaya

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Mbretëresha e tapeteve të kuq këtë herë zgjodhi një fustan të ngushtë në nuancat e rozës me detaje gri  gjethesh nga Armani Privé për t'a kombinuar zgjodhi bizhuteritë e mrekullueshme të Bulgari.

3. Lily Gladstone

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Lily Gladstone shkëlqeu me një fustan të zi që kishte detaje që përfaqësonin qiellin e mbrëmje. Ky fustan u realizua në bashkëpunim me artistin Joe Big Mountain.

4. Melissa McCarthy

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Melissa McCarthy zgjodhi një fustan vibrant të ngjyrave rozë dhe të kuqe. Për tëkombinuar veshjen ajo zgjodhi një çantë pasqyrë në ngjyrë të kuqe.

5. Greta Lee

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Greta Lee zgjodhi një pamje minimaliste bardh e zi nga koleksioni vjeshtë-dimër 24 i Loewe për ceremoninë e Çmimeve të Oscars këtë mbrëmje.

6. Charlize Theron

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Charlize Theron e plotësoi fustanin e saj saten me disa varëse plot shkëlqim, vathë dhe byrzylykë të argjendtë.

7. Jennifer Lawrence

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Jen Law zgjodhi një fustan të zi me pika të bardha për eventin e çmimeve Oscars. Ylli kombinoi fustanin e saj të Christian Dior Haute Couture me bizhuteri të Swarovski.

8. Ariana Grande

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Ari dukej shik në fustanin e saj të gjithë-rozë të mbuluar me rruaza dhe një krahë voluminoz të fryrë.

9. Florence Pugh

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Florence la të gjithë pa frymë me korsenë e saj të argjendtë Del Core të sezonit veror 2024 dhe për bizhuteri zgjodhi të stilohej me një gjerdan plot shkëlqim nga Bulgari. 

10. Greta Gerwig

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Regjisoria e "Barbie" Greta Gerwig zgjodhi një fustan me dekolte serioze të kombinuar me vathë diamanti.

11. Emily Blunt

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Emily Blunt u paraqit me një fustan me bisht kremi nga koleksioni couture i sezonit të verës 2024 të Schiaparelli, për t'a kompletuar pamjen e saj një varg të pasur me varse të diamanteve Tiffany & Co.

12. Ryan Gosling

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Ken zgjodhi një xhakete të zezë Gucci me detaje argjendi duke shkëlqyer në tapet të kuq.

13. Jodie Foster

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Jodie Foster vendosi të ishte elegante në një fustan satin blu me detaje diamanti.

14. Lupita Nyong'o

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Lupita Nyong'o veshi një fustan të personalizuar nga Armani Privé në një nuancë perfekte të bojqellit.

15. Emma Stone

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Aktorja e "Poor Things" ndriçoi në një fustan të bardhë me nuancat e jeshiles pudër nga koleksioni i kouturës Louis Vuitton sezoni i verës 2024.

16. Anya Taylor-Joy

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Anya Taylor-Joy i mahniti njerëzit me fustanin e veçantë të modës mermaid-core nga Christian Dior Haute Couture, i plotësuar me bizhuteri elegante të argjendta.

17. America Ferrera

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

America Ferrera, duke veshur një fustan të personalizuar të Atelier Versace në një nuancë metalike rozë të shkëlqyeshme tregoi se roza Barbie do të mbetet gjithmonë në modë.

18. Billie Eilish

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Billie Eilish u shfaq e veshur ndryshe në tapet të kuq duke lën pas fustanin klasik për të zgjedhur një veshje të plotësuar nga koka te këmbët nga Chanel.

19. Kirsten Dunst

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Kirsten Dunst zgjodhi një fustan të thjeshtë dhe serioz klasik me një dekolte katrore të bardhë, duke e lidhur tërë pamjen me buzkuqin e kuq që shpesh e karakterizon.

20. Hailee Steinfeld

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Hailee Steinfeld zgjodhi një fustan nga më të bukurat ngjyrë turkez, i plotësuar me detaje të arta me lule në pjesën e sipërme.

21. Gabrielle Union-Wade

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Gabrielle Union-Wade zgjodhi një fustan të mbushur plotësisht me gurë nga koleksioni i couture i Carolina Herrera dhe e kombinoi me bizhuteri nga Tiffany & Co.

22. Sandra Hüller

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Aktorja gjermane Sandra Hüller veshi një fustan të personalizuar të zi të përshtatur nga Schiaparelli me detaje artistike të supeve ku në mes mbante një kapëse diamanti. Për aksesorë zgjodhi një varëse të Cartier.

23. Eva Longoria

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Eva Longoria transmetonte një luks të qetë në një fustan couture nga Tamara Ralph me një dekolte të theksuar jashtë shpatullave, për t'a plotësuar zgjodhi një varëse dhe vathë të Boucheron.

24. Jamie Lee Curtis

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Jamie Lee Curtis u vesh me gjëra të thjeshta dhe elegante në një fustan të zi me rripa të gjatë dhe e aksesori-zoi me një byrzylyk ari dhe argjendi.

25. Liza Koshy

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Liza Koshy kveshi një fustan të kuq me detaje në formë lulesh.

26. Julianne Hough

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Julianne Hough zgjodhi një fustan të bardhë me një dekolte të katrore dhe detaje ari e argjendi nga Alexandre Vauthier.

27. Brittany Snow

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Brittany Snow veshi një fustan të personalizuar të verdhë nga Mônot, duke e plotësuar me një varg diamantesh të shkëlqyeshëm nga Pomellato dhe këpucë Christian Louboutin.

28. Vanessa Hudgens

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Vanessa Hudgens veshi një fustan të zi të ngushtë nga Vera Wang Couture dhe bizhuteri të mrekullueshme diamanti nga Chopard.

29. Amelia Dimoldenberg

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Amelia Dimoldenberg, e njohur gjithashtu si Chicken Shop Girl, befasoi në një fustan rozë të lehtë nga Gucci.

30. Laverne Cox

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Laverne Cox zgjodhi një fustan të zi me ngjyrë të artë në pjesën e sipërme nga Mugler.

31. Zuri Hall

Çmimet OSCARS/ Çfarë veshën yjet në ceremoninë

Zuri Hall veshi një fustan tërësisht të artë nga Rony Abou Hamdan Couture me detaje të pasura me lule dhe bizhuteri Le Vian./LIBERALE.AL

 

BURIMI: Hello Magazine. (2024, March 10). The Best Dressed Stars on the Oscars Red Carpet 2024.

PËRSHTATI PËR LIBERALE.AL: Klerisa Azuni

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH