Teksa nisi eventi zyrtar i Ditës së Inaugurimit të Presidentit të SHBA-ve, shikuesit në shtëpi nuk mund të mos e dallonin veshjen e gruas së Donald Trump, Melania Trump.
Mëngjesin e së hënës, 20 janar, presidenti i zgjedhur dhe Melania u takuan me Presidentin Joe Biden dhe Zonjën e Parë Dr. Jill Biden në Shtëpinë e Bardhë përpara betimit të Trump. Të katër pozuan për fotot që shumë shpejt dolën në rrjetet sociale, ku përdoruesit komentuan veshjen e Melanias për Ditën e Inaugurimit.
Melania Trump tërhoqi vëmendjen në inaugurim me një zgjedhje të guximshme të modës, duke veshur një kapelë misterioze që "fshihte" identitetin.
Disa e krahasuan atë me një personazh të filmave vizatimorë, "Hamburgulari", ndërsa të tjerë thanë se ngjan si Michael Jackson në një funeral.
Megjithatë kishte edhe nga ata komentues që vunë në dukje elegancën dhe finesën e ish modeles, ndonëse në krahasim me veshjen në inagurimin e Trump në 2017, pamja kësaj here u pëlqye më pak.