Magazinë

Me syze dielli në dasmën e së bijës, Sabiani frymëzohet...

Shkruar nga Liberale

Me syze dielli në dasmën e së bijës, Sabiani

Keisi Medini dhe Sabiani, ndoshta dyshja babë-bijë më e dashur e momentit. Raporti i tyre është sa i ëmbël, aq edhe i diskutuar. Të gjithë e njihnim Keisin si vajzën e tij, por kur Sabiani hyri në shtëpinë e “BBV2”, teksa e bija ishte brenda, kjo po që ka qenë një periudhë e zhurmshme për ta.

Së fundmi me anë të një fotoje të postuar prej tyre duket se Keisi po shkon drejt altarit. E veshur me një fustan të bardhë dhe me një buqetë lulesh në dorë teksa mbështetej tek babai i saj, Sabiani, i cili ishte i veshur me një kostum të zi klasik. Jo vetëm veshja e tyre, por edhe në foto Keisi ka vendosur një ’emoji’ nuseje e duket se dita e veçantë për të ka mbërritur, por se kush është fatlumi këtë ende nuk e dimë.

Pak ditë më parë vajza e reperit me famë botërore, Eminem ka shkuar drejt altarit. Fotot e Eminem në dasmën e vajzës së tij janë bërë shumë virale, kjo edhe për shkak të ‘look-ut’ të tij, ku përveç kostumit klasik të zi mbante syze dielli gjatë gjithë festës. E duket se nga reperi është frymëzuar edhe Sabiani, pasi në foton e fundit edhe ai shfaqet me syze dhe kostumin e zi klasik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH