Magazinë

“Më shpëtoi vajza shqiptare”/ Elsa Lila rrëfen çastet e TMERRIT: Si donin të më vrisnin në burg!

Shkruar nga Liberale

“Më shpëtoi vajza shqiptare”/ Elsa Lila rrëfen

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila sapo ka publikuar librin e saj të parë, "Mirë se vini në Rebibbia".

Për të bërë promovimin e librit të saj, Elsa Lila ka dhënë një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga, ku edhe rrëfeu se gjatë kohës që ishte në qelinë e burgut, një grua tjetër kishte tentuar që ta vriste.

Por për fatin e saj të mirë, në ambientet e burgut ishte njohur me një vajzë shqiptare, e cila e kishte marrë në mbrojtje. Dhe rrjedhimisht i kishte shpëtuar jetën.

Elsa Lila: Isha në 41bis dhe nuk komunikoja dot me askënd jashtë. Deri në momentin që ata mbaruan hetime unë nuk komunikova me asnjë jashtë, apo edhe me klanet brenda burgut. Vetëm me një klan, nëpërmjet vajzës shqiptare që m’u gjend afër ato ditë dhe më mbrojtI nga njerëz që donin të më vrisnin.

Por ishte një klan që ty të thirri dhe të tha...?

Elsa Lila: Ishte një klan, i cili, nëpërmjet vajzës shqiptare më dha akses dhe mbrojtje.

Sepse nëse nuk ke mbrojtje mund të ndodhë siç ty të ndodhi që erdhën të të vrisnin?

Elsa Lila: Po! Atje mund të ndodhë çdo gjë. Sepse ka të dënuara me faj që nuk kanë as ekuilibër psiqik dhe mund të të dëmtojnë, por jo sepse e kanë problemin me ty.

Elsa Lila u arrestua në vitin 2022 pasi u dyshua se ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me shitjen e drogës në Romë.

Sipas raportimeve që bënin asokohe mediat italiane, grupi përbëhej nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë ndërsa Lila supozohet se kishte rolin e "financieres së grupit".

Në shtëpinë e saj u gjet një bllok i zi, brenda të cilit thuhej se ishin shënuar të gjitha të dhënat e kokainës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH