Magazinë

“Më qëllove mua? Kjo ishte fytyra jote?”/ Egla i kthehet Romoes: Mos u shpejto!

Shkruar nga Liberale

“Më qëllove mua? Kjo ishte fytyra jote?”/ Egla i kthehet

Pas nominimit të mbrëmshëm, për të cilin banorët nuk janë ende në dijeni se si qëndron e vërteta, shtëpia e “Big Brother VIP3” është mbushur plot e përplot me debate.

Romeo Veshaj është shfaqur tepër i ngarkuar e ka patur momente ‘përplasjesh’ në shtëpi me disa prej banorëve.

Pak momente pas mbarimit të ‘Prime’ teksa Julian Deda qëndronte jashtë me Egla Cenon, Romeo i është afruar kësaj të fundit duke i thënë:

“Kjo ishte loja? Më qëllove mua? Këtë bëre? Këtë fytyrë nxore? Një herë që t’u dha pushteti kjo ishte fytyra jote? Je e pafytyrë! Je totalisht e pafytyrë! Të kam mbrojtur që nga dita 1, fytyrën tënde e kam mbrojtur që nga dita 1, ndërsa në momentin që të erdhi në dorë pushteti… a je krenare me veten?”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Nga ana tjetër aktorja e njohur i thoshte: “Hajde ulu, hajde ulu zemra. Mos u shpejto, hajde ulu”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH