Magazinë

“Më pëlqen që po rritemi bashkë” ,David Beckham feston 49 vjetorin, Victoria i bën dedikimin special

Shkruar nga Liberale

“Më pëlqen që po rritemi bashkë” ,David Beckham

Është ditëlindja e David Beckham dhe Victoria është kujdesur që ta urojë edhe publikisht. Ish-futbollisti sot ka mbushur 49 vjeç dhe bashkëshortja e tij ka bërë një postim për të në rrjetet sociale. Stilistja e njohur ka publikuar në llogarinë personale në Instagram dy foto të përbashkëta.

Në to pozojnë të buzëqeshur dhe të përqafuar para kamerës. Në mbishkrimin e postimit të saj, Victoria Beckham ka shkruar dëshirat e saj për të.

Në veçanti, ajo shkroi: Gëzuar ditëlindjen David. Më pëlqen që po rritemi së bashku! ???????? Ti je gjithcka per ne!!!! Babai dhe burri më i mirë, të gjithë të duam shumë.’

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH