Showbiz

"Ti nuk ke familje"/ Debate mes dy banorëve të 'Big Brother VIP Kosova'

Shkruar nga Liberale

"Ti nuk ke familje"/ Debate mes dy banorëve të 'Big

Këngëtarja Linda Halimi dhe Gani Gërmia, kanë vazhduar me debate brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ata fillimisht kanë pasur një debat në dhomën e gjumit ku nuk kanë munguar tonet e larta dhe ofendimet.

“A ti s’flet me kushërinj? Unë të paktën te familja shkoj për Bajram, e ti s’ke ku shkon”- janë fjalët me të cilat i është drejtuar Gania Lindës duke i rikujtuar asaj rrëfimin e bërë nga vete ajo.

Para disa ditësh Linda ka thënë se ka familjarë që nuk i flasin për shkak të zgjedhjes që ka bërë në jetë, duke u martuar me një të huaj dhe me ngjyrë.

Në një video e cila është shpërndarë në rrjetin social Twitter, “X” Linda shihet shumë e prekur emocionalisht nga ky debat.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH